Pas Osmanit e Gërvallës, kryediplomati shqiptar Hasani pritet nga Konjufca

Pas pritjes në takim dhe konferencës së përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, shefi i diplomacisë shqiptare Igli Hasani, ka zhvilluar takim edhe me presidenten Vjosa Osmani, pas të cilit nuk ka pasur deklarime.

Teksa në këto momente, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë po zhvillon takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Bëhet e ditur se as pas përfundimit të këtij takimi nuk do të ketë prononcime. /Klankosova.tv/

Read Previous

Seancë tjetër e mbyllur në Speciale në rastin e dëshmitarit të 39-të

Read Next

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të narkotikëve dhe organizim të skemave piramidale