Pas operacionit, gruaja zbulon se i kishte mbetur në bark pajisja kirurgjikale

Një grua që kishte dhimbje kronike për 18 muaj pasi iu nënshtrua një operacioni cezarian, zbuloi se kishte një pajisje kirurgjikale brenda barkut të saj. AWR (The Alexis retractor) u la brenda barkut të nënës nga Zelanda e Re pasi lindi foshnjën në spitalin e qytetit të Auckland në vitin 2020.

“AWR, një pajisje e përdorur për të tërhequr skajet e një plage gjatë operacionit, i ishte lënë në bark pas prerjes cezariane. Kjo bëri që gruaja të kishte dhimbje barku kronike derisa pajisja u zbulua rastësisht në një skanim CT të barkut,” shkruhej në një raport nga Komisioneri i Shëndetit dhe Aftësisë së Kufizuar.

Pas operacionit, gruaja zbulon se i kishte mbetur në bark pajisja.

AWR tepër i madh, “rreth madhësisë së një pjate” dhe i projektuar për të tërhequr prerjet deri në 17 cm në diametër, nuk u dallua nga rrezet X. Komisioneri pranoi se stafi i spitalit i përfshirë në operacion ishte vërtet i shqetësuar dhe kërkoi falje kur dëgjoi për përvojën e gruas.

Gjendja aktuale e shëndetit të gruas nuk dihet edhe pse komisionerja nuk raportoi ndonjë dëmtim të madh. Çështja e saj tani po shqyrtohet nga avokatët për të parë nëse duhet të ndërmerret ndonjë veprim i mëtejshëm, si akuzat disiplinore. /abcnews.al

Read Previous

Policia jep detaje për arrestimin e ortopedit për ryfshfet, iu sekuestruan para e pajisje mjekësore

Read Next

Tragjike në Panama, lufta mes bandave lë të vdekur futbollistin