Pas Mitrovicës së Veriut, Leposaviqi voton t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Në Kuvendin Komunal të Leposaviqit është votuar që kjo komunë t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Alban Uka.

“Në këto momente në Kuvendin Komunal të Leposaviqit përmes votimit pa asnjë kundërshtim u votua që Komuna e Leposaviqit t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës! Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se AKK-së javë më parë i është bashkuar edhe Mitrovica e Veriut.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ndjekje si në filma, trafikantët e drogës futen në rërë me gomone, rrezikojnë pushuesit (VIDEO)

Read Next

Presidentja Osmani për liberalizimin: Të folurit teknik është i ndarë nga rruga e integrimit