Pas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se do të jetë pjesëmarrëse në Forumin e Bledit në Slloveni.
Gërvalla përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’ ka thënë se është për në Slloveni me ftesë të homologes, Tanja Fajon.
“Rrugës për në Forumin e Bledit, duke pritur me padurim të marr pjesë me ftesë nga homologia ime sllovene, Tanja Fajon. Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e strategjive rajonale dhe globale për paqe, solidaritet dhe siguri”, ka shkruar ajo. /Albanianpost.com
On my way to the @BledStratForum, looking forward to participating upon the invitation from my Slovenian counterpart Tanja Fajon @tfajon. Kosova remains committed to advancing regional and global strategies for peace, solidarity, and security. #BSF2023" https://t.co/v5shawr81h— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) August 28, 2023