Pas më shumë se 46 vjet punë në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë, është pensionuar mamia Advije Vokshi Hoxha e cila njëherit ishte edhe punëtorja e parë në këtë institucion shëndetësor. Në takimin përshëndetës kolegët e saj vendosën të falënderojnë atë për kontributin e dhënë ndër vite. Vetë ajo është shprehur e lumtur që pati fatin të punojë këtu dhe të jetë në shërbim të të gjithë atyre që iu drejtuan për ndihmë dhe këshilla.
Mungesa e mamisë Advije Vokshi Hoxha do të vërehet shumë. Kështu janë shprehur stafi i kësaj qendre, duke i uruar asaj shëndet dhe vazhdim të misionit të saj human edhe më tutje.
Mes fjalësh nuk munguan edhe emocionet nga ana e kolegëve.
Nuk munguan edhe mirënjohjet nga ana e qendrës dhe ajo nga Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, të cilën e ndau kryetarja e sindikatës së kësaj qendre, Mirlinda Rudi.
Qendra e Mekësisë së Punës së Kosovës ka dekada që është në shërbim të qytetarëve dhe në përmirësim të shëndetit të tyre të njëjtin mision do ta ushtrojë në vazhdimësi u tha me këtë rast.