Parlamenti Evropian miraton hyrjen e Kroacisë në Eurozonë

Parlamenti Evropian në seancën e mbajtur në Strasburg me shumicë dërmuese e ka mbështetur pranimin e Kroacisë në Eurozonë.

539 nga 632 përfaqësuesit e pranishëm kanë votuar për raportin për hyrjen në përdorim të euros  në Kroaci nga 1 janari 2023, në të cilin është vlerësuar se ky shtet i plotëson kushtet për hyrje në zonën e euros, raporton Aljazeera.

Parlamenti Evropian i ka barë thirrje Qeverisë së Kroacisë që të sigurohet që pas hyrjes së Euros në përdorim të mos ketë ngritje artificiale e çmimeve.

/KlanKosova/

Read Previous

​Çeku për Agjencinë Anti-Doping: Do ta sigurojë integritetin sportiv

Read Next

Ambasada e ShBA-së përgëzon MCC-në dhe qeverinë për dakordimin për Programin e Kompaktit