​Çeku për Agjencinë Anti-Doping: Do ta sigurojë integritetin sportiv

Që nga e hëna, Kosova është bërë me Agjensinë Anti-Doping e cila do të përkujdeset për rregullimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve pa përfshirjen e substancave jo të ligjshme.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë me këtë rast se kjo agjensi do të sigurojë integritetin sportiv dhe se me këtë është përmbushur një një standard të rëndësishëm ndërkombëtar në sport.

Po e përmbushim edhe një standard të rëndësishëm ndërkombëtar në sport, Kosova po bëhet me Agjencinë Anti-Doping Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës kemi miratuar projektligjin që rregullon anti-dopingun në sport. Ky projektligj parasheh rregullimin e organizimit, administrimit dhe funksionimit të sektorit anti-doping, përmes themelimit të Agjensicë Anti-Doping të Republikës së Kosovës. Me themelimin e këtij institucioni jetik për të siguruar integritetin sportiv, funksioni anti-doping, nga një komision me kapacitete të kufizuara në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës, ngritet në nivel të agjencisë shtetërore. Zotimi ynë për të zhvilluar sportin si sektor me integritet të lartë po përmbushet dita ditës.”, ka shkruar i pari i MKRS-së në “Facebook”.

Read Previous

Ulen çmimet e biletave për disa destinacione turisike në bregdetin shqiptar

Read Next

Parlamenti Evropian miraton hyrjen e Kroacisë në Eurozonë