Parlamenti Evropian kërkon krijimin e një Gjykate Speciale për Rusinë

Parlamenti Europian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të enjten të mbështesin krijimin e një gjykate speciale për të gjykuar çdo krim lufte të kryer nga Rusia në Ukrainë, sipas mediave të huaja.

Rezoluta u miratua me 472 vota pro dhe 33 abstenime në Parlamentin Europian dhe ritheksoi edhe njëherë vullnetin e BE-së për të siguruar që Moska të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera në Ukrainë.

“Të punojmë në bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën për të kërkuar dhe ndërtuar mbështetje politike në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe forume të tjera ndërkombëtare për krijimin e gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës”, tha PE.

Apeli erdhi pavarësisht se kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, tha se gjykata e tij ishte në gjendje të trajtonte në mënyrë efektive krimet e luftës të kryera në Ukrainë.

Parlamenti Europian tha, megjithatë, se  krijimi i gjykatës speciale do të plotësojë përpjekjet hetimore të GJPN-së dhe prokurorit të saj, pasi do të fokusohet në gjenocidin e dyshuar, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Ukrainë”.

ICC me bazë në Hagë ka nisur një hetim për krimet e luftës në Ukrainë, por nuk mund të ndjekë penalisht krimin e agresionit – aktin e pushtimit të një vendi tjetër  sepse Federata Ruse nuk ka nënshkruar Statutin e Romës, traktatin që krijoi gjykatën.

Që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, forcat e tij ushtarake janë akuzuar për abuzime që variojnë nga vrasjet në periferi të Kievit, Bukha, deri te sulmet vdekjeprurëse ndaj objekteve civile, duke përfshirë një bombë në teatrin e Mariupolit me 16 mars./abcnews.al/ KultPlus.com

Relatives of Maksym and Nataliia Shvets, a couple who died under the rubble after Russia hit their apartment block with a missile, cry near one of the coffins during a funeral service in Dnipro, Ukraine, Wednesday, Jan. 18, 2023. The death toll from the weekend Russian missile strike on an apartment building, which triggered outrage, has climbed to 45. (AP Photo/Roman Hrytsyna)

Read Previous

Kryetari i Skenderajt, Nura: Pas vërshimeve janë evakuuar rreth 120 familje, dëmet materiale janë shumë të mëdha

Read Next

Shumë familje të evakuuara e qindra shtëpi në rrezik nga vërshimet – qeveria tregon për menaxhimin e situatës në terren