Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

Sipas njoftimit, kjo si pasojë e masave anticiklonike që janë shtrirë ditëve të fundit mbi vendin tonë dhe përgjithësisht mbi Gadishullin e Ballkanit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Read Previous

Një thes i plehut artificial kushton 25 euro, vjet çmimi i tij ka qenë 8 euro

Read Next

Kuvendi vazhdon sot seancën plenare, këto janë pikat e mbetura për diskutim