Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

IHK njofton se temperaturat do mbesin konstante me të ditës së martë.

Sipas Institutit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 4 gradë, ndërkaq ato maksimale ndërmjet 9 dhe 12 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënoj vlera të rritura mbi normalen. 

/Telegrafi/

Read Previous

Plagosja në veri, arrestimi i katër policëve dhe deklarata e ministrit Sveçla

Read Next

Sot zhvillohen dy super ndeshje çerekfinale të Ligës së Kampionëve