Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell.

IHK njofton se temperaturat do të shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 4 gradë, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius.

Gjatë kësaj jave parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi   1-9m/s. /Telegrafi/

Read Previous

Këshilli i Ministrave të BE-së sot pritet të aprovojë liberalizimin e vizave për Kosovën

Read Next

Liria në botë: Kosova, ndër vendet me përmirësimet më të mëdha