Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi vazhdon të ndikohet nga masat e thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit.

Këto masa të ajrit do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me temperatura tipike dimërore.

Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius. 

/Telegrafi/

Read Previous

Messi dhuron 3.5 milionë euro për të prekurit e tërmetit në Turqi dhe Siri

Read Next

Çështja e Asociacionit, ambasadori Hovenier mban mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij