Kosova do të përfshihet nga mot me diell dhe i nxehtë të premten, me temperatura të larta në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 38 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.
Instituti njofton se do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë./kp