Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme vendi jonë pritet të ndikohet nga masa ajrore pak më të freskëta, duke sjellë temperatura disi më të ulëta krahasuar me ditët e fundit.

Sipas IHMK-së, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vende-vende priten riga të dobëta shiu, kryesisht gjatë orëve të pasdites.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 20 deri në 24 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë./kp

Read Previous

Rotary Club “Gjakova-Çabrati” dhuron 109 laptopë për gjashtë shkolla

Read Next

Trump: Sot i dhamë fund luftës me Iranin