Cili gjarpër është helmues e cili jo, flet veterineri Bejdoni
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara “e kanë përfunduar luftën” me Iranin sot, pasi më herët kishte pohuar se të dyja palët kishin rënë dakord për një “memorandum mirëkuptimi” për të ndalur luftimet, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
Trump tha se Irani është pajtuar që të mos ketë kurrë armë bërthamore.
“Nuk e di nëse e keni dëgjuar, por ne e përfunduam luftën me Iranin sot”, tha Trump gjatë një tubimi virtual në mbështetje të zëvendësguvernatorit të Xhorxhias, Burt Jones, i cili po kandidon për guvernator.
“Ata kanë rënë dakord që të mos kenë kurrë armë bërthamore, diçka për të cilën ne këmbëngulëm; ky ishte i gjithë qëllimi. Kjo përbënte 95 për qind të saj”, ka deklaruar Trump.
Deklarata e Trumpit erdhi pasi ai anuloi sulme të mëtejshme ndaj Iranit më herët gjatë ditës, duke lënë të kuptohet në platformën Truth Social se ishte arritur një marrëveshje, pa dhënë detaje mbi kushtet e saj.
Irani nuk ka konfirmuar se është arritur ndonjë marrëveshje, ndërsa Trump shkroi në rrjetin social se bllokada amerikane ndaj anijeve që hyjnë ose dalin nga portet iraniane do të vazhdojë derisa “ky transaksion të finalizohet”./Reporteri.net