Parashikimi i motit për sot

Sot do mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende do të sjellin riga shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale gjatë të martës do të lëvizin nga 1 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa në Gjakovë 2 deri në 15 gradë Celsius, transmeton Syri-vision.tv.

Meteorologët parashikojnë se kushtet biometeorologjike do të mbesin të pafavorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.

Edhe kushtet agrometeorologjike, sipas këtij instituti, nuk paraqiten të favorshme, sidomos për fushën e pemëtarisë për shkak të mundësisë së temperaturave minimale (negative) që mund të regjistrohen në orët e para të ditës./Syri-vision.tv

Read Previous

Kapacitetet e spitalit “Isa Grezda” janë në limitet e tyre

Read Next

Zhduket një vajzë te Liqeni i Badovcit