Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në pjesën e dytë të ditës, vranësirat pritet të shtohen dhe në disa zona mund të krijojnë kushte për stuhi afatshkurtra, transmeton KosovaPress.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18°C, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 34°C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë, nga veriperëndimi dhe verilindja./kp/