Të martën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë orëve të pasdites pritet shtim i vranësirave, duke sjellë ndonjë rrebesh të izoluar shiu, sidomos në zonat malore të Rrafshit të Dukagjinit.
Vonë në mbrëmje, rrebeshet dhe shkarkesat e rrufesë mund të shtrihen edhe në pjesët e tjera të këtij rajoni, ndërsa rreth mesnatës pritet të përfshijnë edhe zona të tjera të vendit. Ka mundësi për breshër.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h, transmeton MeteoKosova, njofton Gazeta Sinjali.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 32°C.