Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan KosovaPress.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet trembëdhjetë (13) deri në shtatëmbëdhjetë (17) gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet njëzetepesë (25) deri në njëzetenëntë (29) gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme./kp/