Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.

Sipas institutit, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim./kp/

Read Previous

Mbi 1 mijë e 500 pacientë u trajtuan në repartin internistik në Gjakovë

Read Next

Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë