Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell.
“Në mëngjes kushte për mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 6°C deri në 8°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim./kp/