Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave. Në jug të vendit mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 19 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-42 km/h.

/rtk/

Read Previous

Dy lojtarë të Barcelonës kanë luajtur çdo minutë në dy muajt e parë të 2024

Read Next

Sot në Bruksel mbahet takimi për çështjen e përdorimit të dinarit në vend