Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius,
“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.