Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet mot kryesisht i ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.

Sipas institutit, diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.

Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 18 gradë Celsius.

Gjatë kësaj dite parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.

/Telegrafi/

Read Previous

Paqartësi rreth prezantimit të draft-statutit të Asociacionit

Read Next

Përkujtohen heroi Ilaz Kodra, 42 dëshmorë dhe mbi 280 martirë