Temperatura gjatë ditës së sotme ka lëvizuar nga 11 deri në 16 gradë celsius.
Të enjtën parashihet që temperatura të variojë nga 7 deri në 17 gradë celsius.
Për të premtën dhe të shtunën parashihen reshje shiu e temperaturë e cila do të arrijë deri në 14 dhe 16 gradë celsius.
Të dielën temperatura do të variojë nga 2 deri në 11 gradë celsius e moti do të karakterizohet nga reshjet e shiut.
Sa i përkët javës së ardhshme parashihet që shiu të vazhdojë edhe gjatë së hënës dhe të martës e temperatura minimale do të lëvizë nga 3 deri në 4 gradë celsius, kurse temperatura maksimale do të variojë nga 9 deri në 12 gradë celsius.