Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë

Sot në vendin tonë ka mbajtur mot i vranët e kohë pas kohe me diell kurse temperatura ka lëvizur nga 11 e deri në 25 gradë celcius.

  • Gjatë ditës së nesërme parashihet që temperatura më e lartë e ditës do të arrijë deri në 26 gradë celcius, duke shënuar dhe ditën më të ngrohtë të javës ndonëse reshjet e shiut do të jenë të pranishme.
  • Reshje shiu parashihen dhe për ditën e enjte, ku temperaturat e ditës do të lëvizin nga 13 e deri në 23 gradë celcius.
  • 23 gradë celcius do të jetë temperatura më e lartë e ditës së premtë, ditë kjo që do të karakterizohet nga reshjet e shiut dhe moti vranët.
  • Mot me shi parashihet të mbizotërojë edhe të shtunën me temperatura që do të arrijnë nga 13 e deri në 22 gradë celcius.
  • Mot i vranët e me reshje shiu parashihet për të dielën shoqëruar nga temperaturë e cila do të variojë nga 13 deri në 23 gradë celsius.
  • Edhe java e ardhshme parashihet me vazhdojë me reshje shiu ku 13 gradë celsius do të jëtë temperatura minimale e ditës së hënë ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë celsius.

Read Previous

Dita Botërore e Breshkave, përpjekje për mbrojtjen nga zhdukja

Read Next

Zbulohet plani i Barcelonës për ta rikthyer Messin në Camp Nou