Sot ka mbajtur mot kryesisht i vranët e kohë pas kohe me rreze dielli ndërsa temperatura ka variuar nga 4 deri në 16 gradë celsius.
- Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell e temperatura do të variojë nga 4 deri në 17 gradë celsius.
- Ndërkaq, të enjtën do të mbajë kryesisht i vranët dhe diell kohë pas kohe, kurse temepratura do shënoj ngritje e cila do të variojë nga 7 deri në 21 gradë celsius.
- Të premtën parashihet mot i vranët e kohë pas kohe me reshje shiu, ndërkaq temperatura do lëvizë nga 5 deri në 14 gradë celsius.
- 6 deri në 15 gradë celsius parashihet temperatura për të shtunën e mot i vranët me kushte për reshje shiu.
- Për të dielën parashihet mot i vranët e me reshje shiu kurse temperatura do lëvizë nga 7 deri në 16 gradë celsius.
- Për të hënën e javës së ardhshme parashihet mot i vranët e me reshje shiu kurse temperatura do variojë nga 7 deri në 14 gradë celsius.