Dita e sotme është shoqëruar me vransira dhe me temperatura që kanë lëvizur nga 0 e deri në 6 gradë celcius.
Për nesër parashihet të mbajë mot i ngjajshëm por kohë pas kohe do të ketë dhe diell e temperatura do të variojnë nga 0 e deri në 7 gradë celsius.
-2 e deri në 8 gradë do të jenë temperaturat e së shtunës, ditë kjo që do të karakterizoher nga mot i vranët e me reshje shiu.
Rrezet e diellit pritet të rikthehen ditën e diel, me temperatura që parashihen të lëvizin nga -1 e deri në 9 gradë celcius.
Të hënë e javës së ardhshme pritet të rikthehen reshjet e shiut, me temperatura që do të variojnë nga 4 e deri në 11 gradë celcius.
Mot me shi e temperaturë nga 5 deri në 13 gradë celsius do të variojë të martën.
Të mërkurën parashihet mot i vranët e me shi, ndërsa temperatura më e lartë do të arrijë në 12 gradë celsius.