Moti i ftoht ka shoqëruar ditën e sotme dhe pse kohë pas kohe kishte diell, ndërsa 0 deri në 8 gradë celsius ka variuar temperatura gjatë ditës së sotme.
Të premtën temperatura do të variojë nga 1 deri në 9 gradë celsius, ditë kjo e cila do të karakterizohet nga rrezet e diellit dhe vransirat.
2 deri në 10 gradë celsius do të shënohet temperatura të shtunën duke u shoqëruar nga vransirat dhe rrezet e kohë pas kohshme të diellit.
Për të dielën temperatura më e ulët parashihet 1 gradë ndërsa ajo më e larta 10 gradë celsius.
Për të hënën e javës së ardhshme parashihet që temperaturat të lëvizin nga 3 deri në 11 gradë celsius, duke u shoqëruar nga moti me diell.
0 deri në 12 gradë celsius parashihet temperatura të martën ndërsa shiu do e shoqërojë këtë ditë.
Të mërkurën parashihet mot I ndryshueshëm e temperaturë e cila do lëvizë nga -3 si më e ulëta deri në 7 gradë si më e larta.