Nga 8 deri në 13 gradë celsius kanë lëvizur temperaturat gjatë ditës së sotme.
E shtuna parashihet të karakterizohet nga reshjet e shiut dhe temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë celsius.
4 deri në 13 gradë celsius parashihen të lëvizin temperaturat për të dielën duke u shoqëruar nga moti me shi.
Sa i përket javës së ardhshme të hënën minimalja parashihet 1 gradë celsius kurse maksmialja 8 gradë celsius.
Të martën temperatura minimale parashihet -2 gradë kurse maksimalja 6 gradë celsius, duke u shoqëruar kohë pas kohe nga reshjet e shiut.
Mot me shi dhe 2 deri në 5 gradë celsius parashihet temperatura për të mërkurën .
Të enjtën parashihet mot me shi dhe temperaturë e cila do të variojë nga 4 deri në 8 gradë celsius.