Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin se si do të jetë gjatë pesë ditëve të para të javës së ardhshme.
• E hënë – mot i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
• E martë – mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.
• E mërkurë – Mot kryesisht i ngjajshem me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.
• E enjte- Mot i vranët dhe më i freskët se ditët paraprake. Parashihen reshje të intensitetit të dobët.
• Të premten – Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu, jo në gjithë territorin, por kryesisht në viset e larta, kurse temperaturat parashihen të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.