Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura të shiut dhe borës.

Sipas institutit reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës.

“Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet – 1 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim./KP/

Read Previous

SBASHK-u paralajmëron grevë në rast se nuk do të ketë dialog

Read Next

Dita Botërore e Televizionit