Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale sipas IHMK-së do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

“Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe atyre me afërsi rreth lumenjve, të ketë mjegull. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s”, thuhet në njoftim./KP/

Read Previous

Studentët e Akademisë së Arteve sjellin komedinë “Kopraci” në Gjakovë

Read Next

​27 vjet nga rënia e dëshmorit Adrian Krasniqi