• Gjatë ditës së sotme në vendin tonë ka mbizotëruar mot i vranët e me diell, ku temperaturat e ajrit kanë lëvizur nga 12 e deri në 23 gradë celcius.
• Mot me diell e vranësira parashihet ta përcjellë ditën e nesërme me temperatura të cilat pritet të variojnë nga 14 e deri në 26 gradë celcius.
• Deri në 25 gradë do të arrijë temperatura më e lartë ditës së shtunë, ditë kjo që do të karakterizohet nga moti i ndryshueshëm.
• Mot me diell, e kohë pas kohe me vranësira parashihet të mbizotërojë edhe ditën e dielë, ku temperaturat e kësaj dite do të lëvizin nga 11 e deri në 22 gradë celcius.
• Dita e hënë do të përcillet nga moti i vranët e kohë pas kohe me diell ku temperatura më e lartë e ditës do të arrijë deri në 22 gradë.
• Mot me diell e vranësira kalimtare do ta karakteriozjë ditën e martë, me temperatura që do të lëvizin nga 9 e deri në 22 gradë celcius.
• 20 gradë do të jetë temperatura maksimale e ditës së mërkurë, ditë e cila do të shoqërohet nga moti I ndryshueshëm.