Mot i ngrohtë e me diell ka mbajtur gjatë gjithë ditës së sotme ku temperatura ka arritur deri në 29 gradë celsius.
Mot me diell parashihet të mbajë edhe nesër, ku temperatura do variojë nga 12 deri në 27 gradë celcius.
Reshje shiu parashihen për të hënën ndonëse temperatura do variojë nga 11 e deri në 25 gradë.
Sa i përket ditës së martë dhe të mërkurë parashihet mot me re e kohë pas kohe me diell ku temperatura më e lartë ditën e martë do të jetë 30 gradë celcius, ndërsa të mërkurën kjo temperaturë do të arrijë në 31 gradë.
Reshjet e shiut do të jenë pjesë e ditës së enjte, ku temperatura do të arrijë deri në 31 gradë, ndërsa të premten do të rikthehet moti me diell ku temperatura maskimale e kësaj dite do të arrijë deri në 29 gradë celcius.