Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat parashihen që në disa vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet tre deri në pesë gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet gjashtëmbëdhjetë deri në njëzet gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes./KosovaPress