Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet mot me vranësira dhe reshje shiu.
Sipas IHKM-së të dielen qielli do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Shtrirja e reshjeve si zakonisht nuk do të jetë e ngjajshme në gjithë territorin, por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta.
Sa i përketë situatës termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.