Parashikimi i moti për ditën e premte

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti për ditën e premte parashihet të jetë i ndryshueshëm.

“Të premten parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i freskët, fillimisht me rreze dielli, pastaj vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihet të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e institutit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Instituti ka bërë me dije se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Read Previous

​Sot Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

Read Next

U vranë një ditë pas çlirimit të Kosovës, dy gazetarët gjerman kujtohen nga familjarët: Ishe një shok i madh kur morëm lajmin