Paraqiten turbullira në furnizimin me ujë të pijes në zonën e Gërqinës dhe Damjanit

Sot, Njësia e Laboratorit ka vazhduar me monitorimin dhe marrjen e mostrave me fokus në zonat e furnizimit nga burimet me të cilat kompania menaxhon, ku pas testimit të mostrave kemi rritje të turbullirës në Zonat e Furnizimit – Gërqinë dhe Damjan,  turbullira ka arritë vlerën ne 6,8 NTU si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.  

Rekomandojmë të gjithë konsumatorët me vendbanim në këto zona (Gërqinë, Damjan) që ujin mos ta përdorin për pije deri në njoftimin e radhës nga KRU “Gjakova” SH.A. 

Përderisa zonat tjera të furnizimit si Reka e Keqe, Opterusha, Hoça e Madhe, Senoci dhe Drenoci janë në gjendje normale dhe kushtet atmosferike nuk kanë ndikuar në rritje të turbullirës. 

Ekipet tona nga Stacioni i Filtrimit  do të jenë në monitorim të vazhdueshëm, sidomos të zonave që ka rritje të turbullirës, ku për ç’do ndryshim eventual do të mbeteni të informuar! 

KRU “Gjakova” SH.A. 

Read Previous

KRU “Gjakova” njofton për mos kyçje në rrjetin e ujësjellsit pa autorizim

Read Next

Kosova barazon pa gola ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”