Paralajmërimet e fshehta që Rusia ka marrë nga ShBA

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar paralajmërime private Rusisë prej muajsh, duke e paralajmëruar të mos përdorë armë taktike bërthamore gjatë konfliktit në Ukrainë. 

Gazeta “Washington Post” shkruan se Uashingtoni e ka lajmëruar udhëheqjen ruse se çdo përdorim i armëve atomike do të kishte pasoja të rënda. 

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka vendosur të mbetet e paqartë për natyrën e këtyre pasojave, por ish-zyrtarët dhe oficerët e pensionuar kanë thënë për mediat se SHBA mund të reagojë ndaj përdorimit të armëve taktike bërthamore me sulme shkatërruese ndaj objektivave ruse./A2news/

Read Previous

Ministri Latifi pret në takim deputetin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl

Read Next

Ministrja Nagavci prezanton udhëzimin administrativ për punën në shkolla