Parakualifikimet e “Eurobasket 2025”: Kosova kërkon fitoren e dytë përballë Danimarkës

Sot kombëtarja e Kosovës në basketboll do ta kërkojë fitoren e dytë në parakualifikimet e “Eurobasket 2025”.

“Dardanët” fitoren e dytë do ta kërkojnë kundër Danimarkës.

Loja luhet në “Arena Naestved”, në ora 18:00.

Ditë më parë Federata e Basketbollit të Kosovës ka kërkuar nga bashkatdhetarët që ta përkrahin kombëtaren në këtë ndeshje.

Skuadra e Rami Hadar, e ka nisur mbarë fazën parakualifikuese për Kampionatin Evropian të basketbolit “Eurobasket 2025”, duke e mundur Zvicrën me rezultat 76:49.

/klankosova/

Read Previous

“Kampi Belvedere” nga sot do të mbajë emrin e Enver Zymberit

Read Next

Zjarret mesdhetare vrasin mbi 40 veta