Paraburgim për tre policët e Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe

Tre policëve të Kosovës të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në jug të Serbisë, shkruan REL.

Sipas njoftimit, tre policët dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

Tash për tash nuk është e qartë kohëzgjatja e paraburgimit.

Tre policët u morën të premten në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë.

/REL/

Read Previous

Presidenti malazez, Milatoviq: Ballkani i Hapur është politizuar

Read Next

Murati të enjten në interpelancë për rishikimin e buxhetit dhe rritjen e pagave në sektorin publik