Një ditë para takimit në nivel të kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel ,Qeveria e Kosovës tha se Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e angazhuar pozitivisht në proces.
“Në tërësi, fokus i diskutimeve do të jetë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të Ohrit. Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e angazhuar pozitivisht në proces”, tha për RTV21, këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu./RTV21/21Media