Ukraina ka vendosur të tërheqë ushtarët e saj, të cilën morën pjesë në misionin paqeruajtës në Kosovë.
Bëhet fjalë për KFOR-in – Forcën Paqeruajtëse Ndërkombëtare në Kosovë nën udhëheqjen e NATO-s.
Lajmi u raportua në komandën e Forcave të Bashkuara të Forcave të Armatosura të Ukrainës në përgjigje të një kërkese nga agjencia vendase “RBC-Ukraine”.
“Nga sot, në Kosovë, ekziston një kontingjent kombëtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës, i përbërë nga 40 ushtarakë”, theksuan ata.
Në dokument thuhet se aktualisht po merren masa për kthimin e ushtrisë në Ukrainë.
Shkak u bë dekreti presidencial i datës 7 mars 2022 nr. 114.
Kjo, për tërheqjen e kontingjentit kombëtar dhe personelit kombëtar që marrin pjesë në operacionet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
“Kthimi i kontingjentit kombëtar do të nënkuptojë një ndërprerje të përkohshme të pjesëmarrjes së tij në misionin e KFOR-it”, shpjegoi komanda. /Albanianpost.com