Papa Leoni bën thirrje për paqe në Ukrainë dhe armëpushim në Gazë

Papa Leoni XIV ka bërë thirrje për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë dhe një armëpushim të menjëhershëm në Gaza me lirimin e pengjeve dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare, në bekimin e tij të parë të së dielës në mesditë si Papë.

“Kurrë më luftë!”, ka thënë Leon nga lozha e Bazilikës së Shën Pjetrit, raporton AP.

Duke kujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore 80 vjet më parë, Leoni ka cituar Papa Françeskun duke denoncuar numrin e konflikteve që po shkatërrojnë globin sot, duke thënë se ishte një “luftë e tretë botërore në copa”.

Leon, Papa i parë amerikan, ka vënë në dukje gjithashtu se e diela është Dita e Nënës në shumë vende dhe ka uruar të gjitha nënat, “përfshirë ato në parajsë”.

Është hera e parë që Leon është kthyer në lozhë që kur është shfaqur për herë të parë aty të enjten mbrëma, pas zgjedhjes së tij të jashtëzakonshme si Papë, i pari nga Shtetet e Bashkuara.

Papa Leoni, misionari 69-vjeçar i lindur në Çikago, është zgjedhur Papa i 267-të të enjten pas vdekjes së Françeskut më 21 prill./Koha.net

Read Previous

Erdogani i thotë Macronit se Turqia është gati të presë negociatat Rusi-Ukrainë

Read Next

Djali i Ancelottit gati për hapin e madh në karrierë