Papa Leo XIV: Emigrantët formësuan të ardhmen e kombit amerikan

Creator: Guglielmo Mangiapane | Credit: OSV News photo/Reuters Copyright: REUTERS

Papa Leo XIV i tha SHBA-së se emigrantët formësuan të ardhmen e kombit, ndërsa mori Medaljen e Lirisë në një ceremoni online me Filadelfian.

“Gjatë 250 viteve të fundit, për shumë popuj në mbarë botën, ka pasur një vendosmëri të palëkundur për të realizuar vizionin fisnik të Etërve Themelues, duke e bërë Amerikën sinonim të lirisë, ndërsa vendi hapi dyert për valë të njëpasnjëshme emigrantësh, duke u lejuar atyre dhe fëmijëve të tyre të ndihmonin në formësimin e të ardhmes së kombit”, tha Leo XIV.

“Ishte e njëjta dashuri për lirinë që frymëzoi Shtetet e Bashkuara në orët më të errëta të shekullit të kaluar”, theksoi ai.

Duke marrë Medaljen e Lirisë nga Filadelfia dhe, duke kujtuar Deklaratën e Pavarësisë të 4 korrikut 1776, papa shtoi se “si bir i këtij kombi të madh, të themeluar nga burra dhe gra të guximshëm që ëndërruan lirinë dhe një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre, bashkohem me ju duke kërkuar bekimin e Zotit për të ardhmen e Amerikës, që idealet e larta të mishëruara në fillim të Deklaratës së Pavarësisë të vazhdojnë të udhëheqin prosperitetin e kombit në unitet, drejtësi dhe paqe”. /ATSH/

Read Previous

Britania përgatitet për një valë të re të të nxehtit

Read Next

Sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro