Britania përgatitet për një valë të re të të nxehtit

Mbretëria e Bashkuar pritet të përjetojë një tjetër valë të nxehti gjatë kësaj jave, me temperatura që mund të arrijnë deri në 34 gradë Celsius në juglindje të Anglisë, njoftoi Shërbimi Meteorologjik britanik.

Sipas parashikimeve, temperaturat do të kalojnë 30°C në fillim të javës, ndërsa kulmi i të nxehtit pritet të regjistrohet të enjten. Në disa zona të juglindjes, vala e të nxehtit mund të shpallet zyrtarisht që të hënën, shkruan SkyNews.

Autoritetet shëndetësore kanë lëshuar paralajmërime për rrezikun që temperaturat e larta paraqesin për grupet më të cenueshme të popullsisë. Paralajmërimet janë në fuqi deri më 11 korrik për disa rajone të Anglisë, përfshirë Londrën.

/GazetaSinjali/

Read Previous

“Liri për çlirimtarët”, Zara ‘frymon’ kuq e zi, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Read Next

Papa Leo XIV: Emigrantët formësuan të ardhmen e kombit amerikan