Papa Françesku: Shpenzoni më pak për Krishtlindje dhe ndihmoni më shumë Ukrainën

Papa Françesku u ka bërë thirrje besimtarëve që të shpenzojnë më pak për festimet e këtij viti dhe dhuratat e Krishtlindjeve dhe t’ua dërgojnë pjesën tjetër ukrainasve për t’i ndihmuar ata të përballojnë urinë dhe të ftohtin.

“Është bukur të festosh Krishtlindjet, por le të kursejmë për Krishtlindje dhe t’i dërgojmë një pjesë popullit ukrainas, i cili ka nevojë për të”, tha ai.

“Ata po vuajnë aq shumë, janë të uritur, po vuajnë nga i ftohti, e shumë po vdesin sepse nuk ka mjaftueshëm mjekë dhe infermierë”, tha ai.

Ai shtoi se miliona civilë duhet të përballen me ndërprerjet e energjisë, ngrohjes dhe ujit të pijshëm si pasojë e sulmeve ruse.

/abcnews.al

Read Previous

Scholz mirëpret zgjerimin e BE-së për vendet e Ballkanit

Read Next

Mehaj në përvjetorin e katërt të Ushtrisë së Kosovës: Urime ju Gardianë të Lirisë sonë