Papa Françesku mund të dorëhiqet nëse shëndeti i tij përkeqësohet

Papa Françesku mund të marrë në konsideratë dorëheqjen nëse shëndeti i tij përkeqësohet, tha kardinali italian, Gianfranco Ravasi në një intervistë.

“Nëse ai do të gjente veten në një situatë ku ai ishte i kompromentuar në aftësinë e tij për të pasur kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit, atëherë unë besoj se ai mund të konsiderojë dorëheqjen”, tha Ravasi.

Ai e përshkroi gjendjen e Papës si “komplekse, por jo kritike”.

Edhe kardinali francez Jean-Marc Aveline nuk e përjashtoi dorëheqjen.

Lidhur me spekulimet se Françesku mund të ndiqte shembullin e paraardhësit të tij, Benediktit XVI, Aveline tha se “gjithçka është e mundur”.

Benedikti XVI dha dorëheqjen në vitin 2013 dhe jetoi një jetë të izoluar në Vatikan deri në vdekjen e tij në fund të vitit 2022.

Papa Françesku ka hedhur poshtë vazhdimisht zërat për dorëheqjen e tij të mundshme.

Megjithatë, disa kohë më parë ai njoftoi se kishte depozituar një letër dorëheqjeje të nënshkruar në Sekretariatin e Shtetit të Vatikanit në fillim të mandatit të tij – por vetëm për të hyrë në fuqi nëse ai ishte i paaftë dhe i prekur shumë rëndë nga një sëmundje e rëndë për të kryer detyrat e tij. /ATSH-DPA/

Read Previous

Juventusi interesohet për transferimin e Ardon Jasharit

Read Next

IKD: E rrezikshme, qindra mijëra armë pa leje janë në duart e qytetarëve