Papa Françesku dënon sulmet izraelite në Gaza

Papa Françesku ka dënuar sulmet ajrore izraelite në Gaza, një ditë pasi një ministër i qeverisë izraelite denoncoi publikisht Papën për sugjerimin që komuniteti global duhet të studiojë nëse ofensiva ushtarake atje përbën gjenocid.

Françesku hapi fjalimin e tij vjetor të Krishtlindjeve me atë që duket të jetë një referencë ndaj sulmeve ajrore izraelite të premten që vranë të paktën 25 palestinezë në Gaza.

“Dje u bombarduan fëmijët”, tha Papa.

“Kjo është mizori. Kjo nuk është luftë. Doja ta them këtë sepse më prek zemrën”, shtoi ai./AlsatM

Read Previous

Tre gjigantët evropianë pas Dani Olmos

Read Next

Trump emëron të dërguarin e posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar